Moderatorja Roza Lati ka folur mbrëmë për lidhjen e saj të dashurisë me ish-partnerin Arbër Tresku. Djali nga Mirdita pushtoi mediat rozë kur Roza publikoi një foto duke u puthur me të, por duke i fshehur fytyrën. “Iconstyle.al” zbuloi se moderatorja ishte në një lidhje me të riun mirditor, edhe pse Roza e mohoi fillimisht. Por sot ata nuk janë më bashkë dhe për këtë ka folur vetë Roza e pyetur nga i ftuari Kelvi Kadilli, i cili mori rolin e moderatorit në emisionin “Why Not” në TV Ora.
Roza u shpreh se nuk është më me Arbërin dhe arsyeja për ndarjen e tyre ka qenë distanca. Sipas saj, djalit i duhej të largohej nga Shqipëria dhe lidhja në distancë ka peripecitë e veta. Kelvi Kadilli: Ti ke nxjerrë një foto me një çun që quhej Arbër Tresku e ke pasur të dashur? Roza Lati: Me gjithë respektin, unë jam mirënjohëse për kohën që kam kaluar me një person sepse i kam dedikuar kohën time dhe për mua luksi më i madh është koha. Kështu që unë i kam dedikuar gjënë time më të shtrenjtë. Normalisht ka kaluar shumë kohë, unë nuk jam më me djalin.
Kelvi Kadilli: Çfarë ndodhi? Roza Lati: Rastisi që jeta e secilit të marrë drejtime të ndryshme. Djalit i duhej të lëvizte jashtë shtetit. Ka një jetë tjetër për të bërë jashtë Shqipërie, lidhja në distancë ka peripecitë e veta. Edhe Adrola Dushi ka qenë e ulur këtu ku jam ulur unë tani dhe tha që lidhjet në distancë janë katastrofë, kështu që unë i bashkohem mendimit të saj.
Kjo është lidhja e vetme që unë e kam bërë publike sepse mua ende më dinin të lidhur me Stinen. Këtë person unë vërtet e kam dashur shumë. E bëra pakt me të, i thashë që do e bëj publike marrëdhënien tonë pasi unë të bëj këtë skandalin (puthjen me Feron në emision). Skandalet e mia mediatike nuk i bëj pa i llogaritur mirë gjërat. Kur putha artistin në studio i lashë një javë të ziheshin si tenxhere me presion të gjithë “ka a s’ka diçka”, e lashë që lajmi nga studio e RTV Ora të kapërcente male e oqeane dhe pasi e bëri 360 gradë globin ky lajm, unë bëra publike marrëdhënien time sentimentale që unë kisha një vit me të.