Më shumë qytetare po kryejnë Kontrollin Mjekësor Bazë pranë qendrave shëndetësore nga veriu në jug. Muaji Janar 2020 konfirmon trendin në rritje të qytetarëve ndërmjet moshës 35-70 vjeç që i drejtohen qendrave shëndetësore për të kryer check-up. Janë 41.527 qytetarë që kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë vetëm gjatë muajit janarit 2020, ose 13% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2019. Viti 2019 ishte viti kur u kapërcye targeti I vendosur prej 475 mijë qytetarësh, duke e kryer setin e plotë të analizave falas 482,711 qytetarë në të gjithë vendin. Analizat për secilin prej mbi 7700 qytetarëve mbi targetin e vendosur nuk ka kosto për shtetin, pasi paguhet nga koncesionari. Rezultatet që ka prodhuar Kontrolli Mjekësor Bazë janë shumë të rëndësishme për parandalimin e sëmu ndjeve, uljen e invaliditetit dhe mortalitetit nga sëmu ndjet kro nike.
Të dhënat tregojnë se në rang kombëtar 26.2% e qytetarëve që kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë kanë vlera të larta të Kolesterolit që rrezikojnë të preken nga probleme të enëve të gjakut, zemrës dhe trurit nëse nuk ndryshojnë stilin e jetesës. Në rang kombëtar 14.5 % e qytetarëve që kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë janë pre-diabetik ndërsa 8.6 % janë me diabet. Rezulton se 13.4 % e qytetarëve që kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë janë ane mik; 6.73 % e qytetarëve që kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë rezultojnë me rritje të vlera të larta të enzimave të më lcisë. Prej Prillit 2015 zbatohet në të gjithë vendin programi i kontrollit shëndetësor bazë pa pagesë për të gjithë shtetasit rezident të grupmoshës 35-70 vjeç. Prej fillimit të këtij programi janë më shumë 1.8 milion kontrolle mjekësore bazë të kryera nga qytetarët. Aktualisht ka dyfishim të qytetarëve që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë që nga viti 2015. Përveçse qytetarët e kanë përfituar falas këtë shërbim shëndetësor, kontrolli mjekësor bazë ka ndikuar edhe në uljen e kostove të trajtimit të tyre, duke ulur invaliditetin dhe mortalitetin nga sëm undjet jo të tran smetueshme. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, programi i Kontrollit Mjekësor Bazë konsiderohet kosto-efektiv për Shqipërinë, ku vihet re një rritje e sëmu ndshmërisë kronike, ndërsa popullata ka ende kulturë të ulët shëndetësore.