Ermal Mamaqi e cilësoi si një prej aktorëve më të mirë që shpesh herë kishin përputhje mendimesh në lidhje me realizimin e filmit më të fundit “I Love Tropoja”! Por sa e pagoi ai mikun e tij Irgen Cela, i cili ndryshe njihet edhe si Xhoda në skenën e humorit shqiptar? Për pagesën Irgeni ka folur në emisionin “Glamour Zone” në TV Ora ku aktori u shpreh se është paguar shumë mirë. Ester Bylyku: Sipas gojëve të liga është thënë se për atë film, aktorët ose janë paguar shumë ose me thërrime. Irgen Cela: Unë personalisht jam shumë i kënaqur me pjesën time se sa jam paguar. Jam i kënaqur nga çdo gjë në atë film.

Më pas moderatorja e pyeti Irgenin edhe për këngëtaren Enca, e cila kishte një rol kryesor në film. Ester Bylyku: Më kanë thënë gjithashtu që Enca është një tip shumë i vëshitë për të bashkëpunuar, thonë që sillet pak si Diva. Irgen Cela: Jo fare. Enca është shumë e thjeshtë në punë dhe shumë profesinale. Unë e kam njohur në marrëdhënie me aktrimin dhe jo në raport si këngëtare dhe ishte shumë korekte me çdo gjë. Vërtet për t’u befasuar. Në kokën time edhe unë këto përshtypje kisha por nga afër ishte tjerër.