Teksa e gjithë shkenca botërore është fokusuar në prodhimin e vaksinës që mund të kurojë dhe shërojë koronavirusin, duket se ambjentalisti shqiptar Sazan Guri është një hap para tyre. Ai ka gjetur formulën që sipas tij mund të japë efekte të menjëhershme. Ndërkohë, Guri ka zbuluar edhe se çfarë e shkaktoi këtë virus.
“Mqs jemi te gatimi dhe mqs kemi haperdare virusin kinez, kini rastin ti fusni nje lavazh trupit dhe trurit, duke u kthyer per aq kohe sa esht ky viurus sojsez, ne vegjetarian per te mos thene vigan. do te shikoni:
1. fuqine mendore
2. fuqine trupore
3. kenaqesine shpirterore
4. fuqine hahaha-hohohhoo
sepse virusi eshte hakmarrja e natyres ne emer te qenieve kafshe-shqip kan afsh, fryme, shpirt, apo animaleve qe kane anima – shpirt. 7000 vjet ka qe njeriu ha kusheririn e vet, kaun, vicin, turp e faqezese, por kur iu hane edhe melcine e shpretken qe jane gjithe helm, hajde trap njerez hajde, po te hash edhe qenie mishngrenese, vllaun tend qe ka lindur per te qene rob i shtepise sate, si Qen e Mace, ky virus eshte pak, ne te semes kinezet dhe ata qe sillen me kafshet keshu…..e thashe, shpirtin e pastrova”, shkruan ambjentalisti për shpikjen e tij. Me siguri, tani të gjithë shkencëtarët në mbarë botën do të vrapojnë drejt Shqipërisë për të takuar Gurin.