Zero dy, zero dy; dy zero, dy zero. Nga e majta në të djathtë, nga e djathta në të majtë, data e sotme lexohet njësoj. 2020/02/02 është në plot kuptimin e fjalës një palindromë. Ky term u referohet fjalëve të rralla që lexohen njësoj nga cilido drejtim e nis.
Datat mund të shkruhen në shumë mënyra dhe për këtë arsye ka shumë mënyra që përcaktojnë nëse ato janë apo jo palindroma. Por data e sotme është tepër e veçantë, pasi palindroma mbetet edhe nëse shkruan vitin të parin, 2020/02/02. Duket si një alfabet me vetëm dy shkronja, që gjithmonë përfundojnë duke thënë të njëjtën fjalë.
Por ne e dimë që numrat nuk janë vetëm dy: ata janë dhjetë. Në kombinimin e tyre të vazhdueshëm, ato marrin dhe ndryshojnë konfigurime, si fragmentet me ngjyrë që mund të magjepsin në një kaleidoskop. Por çfarë do të thotë palindroma e datës së sotme? A do të jetë një ditë me fat, fatkeqe, e veçantë apo si të tjerat? Secili mund të ketë idenë e tij lidhur me këtë dhe, si zakonisht, ata kanë të drejtë ta bëjnë një gjë të tillë.
Ne jetojmë në një botë që kërkon me ngulm t’u japë kuptim numrave dhe, në të vërtetë, të nxjerrë kuptimin e jetës nga numrat. Ka një bindje se diçka është shkencore kur shprehet me një numër. Kaq të infektuar nga koronavirusi, aq të papunë më pak ose më shumë, aq qytetarë që besojnë se një drejtues do të fitojë ose humbasë, aq investitorë që mendojnë se aksionet do të bien në vlerë, aq lojtarë që vërejnë se një numër i caktuar nuk ka dalë fitues në hedhjen e shortit për shumë javë … Borxhet, kreditë, meritat, të gjitha të shprehura në numra, të renditura në klasifikime dhe rankime, të ekspozuara sikur çdo numër sjell me vete prova.
Padyshim, matematika nuk është opinion.
Tani, data e sotme është një palindromë e bukur: një shprehje e përsëritur e një kombinimi nëntëshifror, i cili herët a vonë ndodh që të krijojë konfigurime të tilla, simetrike, të bukura për t’u parë, si një re që i ngjan një deveje.
Shumë mund ta interpretojnë datën e sotme si një ndërthurje e pakuptimtë, të tjerë i japin vlera mistike, atribute paragjykuese, sugjerime ezoterike rastësie. Por ajo është një sekuencë e veçantë numrash, dhe kjo do të thotë absolutisht asgjë. / La Repubblica /