Në muajin qershor të vitit që lamë pas, “Iconstyle.al” zbuloi se këngëtarja Dafina Zeqiri kishte nisur një lidhje dashurie me Dj Geek. Madje, Dafina e konfirmoi vetë romancën e saj me një postim në InstaStory, duke shuar të gjitha dyshimet se ata ishin bashkë. Por tashmë dyshja nuk i fsheh më ndjenjat. Pasi Dafina publikoi videot ku shfaqej duke u përkëdhelur me Dj Geek, së fundi janë publikuar disa foto të reja.

Këtë herë është vetë Dj-i ai i cili ka publikuar fotot romantike duke u puthur me këngëtaren. Në një foto të dytë, Dafina shfaqet duke i dhuruar një puthje partnerit, ndërkohë që ai e mban në krahë! Fotot janë realizuar gjatë xhirimeve të klipit të ri, por janë publikuar gjatë Shën Valentinit.