Ata kanë intuitë të jashtëzakonshme dhe jo në të gjitha fushat. Dashi ka intuitë në miqësi, është shumë selektiv dhe e di që në fillim nëse një njeri do bëhet në të ardhmen armiku i tij. E ndjen, e nuhat ndaj edhe i zgjedh mirë miqtë e nuk zhgënjehet.
Demi ka intuitë në marrëdhëniet familjare. Nëse ka një shenjë që e di mirë se ç`po ndodh rrethe e rrotull shtëpisë me secilin anëtar, është Demi. Është e vëmendshme ndaj familjarëve dhe duke qenë e ndërgjegjshme për problemet e tyre adhuron të kujdeset për ta.
Peshorja ka intuitë në dashuri. Është një kupid i lindur. Romantik dhe ëndërrimtar, por kujdes. Zbret shpejt me këmbë në tokë dhe e nuhat nëse diçka nuk shkon.
Shigjetari ka intuitë në punë. Nuk gabon kurrë në marrëveshjet që nënshkruan. Nëse do suksesin në punë apo biznes, dëgjo një Shigjetar.
Peshqit, shenja më intuitive dhe mistike. Kanë një aftësi të veçantë jo vetëm. Nuk ka thjesht intuitë, por një pjesë e ngjarjeve iu del edhe në ëndërr dhe kështu i parashikojnë disa ngjarje që do ndodhin. Thënë ndryshe janë njerëzit të cilëve themi: “Këtij i dalin ëndrrat”.