Pranvera do të jetë shumë e rëndësishme për disa shenja të zodiakut. Këtu janë 3shenjat që do të pësojnë ndryshime të rëndësishme: Demi: E dini përse të lindurit në shenjën e Demit janë gjithmonë me këmbë në tokë? Jo sepse u mungon shpirti ëndërrimtar i Peshqve, por sepse ata nuk mund të bëjnë asnjë hap pa qenë të sigurt që terreni mbi të cilin po shkelin nuk është i qëndrueshëm. Sapo gjejnë mbështetje dhe rehati tek një person apo situatë e caktuar, nuk e ndërrojnë për asgjë në botë, por ja që yjet do të ‘ju rezervojnë surpriza të bukura. Të gjithë e dinë se i urreni ndryshimet, jeni ndër të paktën ndryshimin por pranvera do të jetë shumë produktive për ju. Kini besim tek vetja, do të dilni më të fortë se më parë.
Virgjëresha: Kushdo që e njeh nga afër Virgjëreshën, e di mjaft mirë që ajo është shenja më perfeksioniste e zodiakut. Gjithmonë në kërkim të më së mirës, gjithmonë në kërkim të resë që e ndihmon për t’u përmirësuar dhe për të qenë gjithmonë në nivelin e duhur para të tjerëve, e dimë, e zgjatëm pak. Virgjëresha i do ndryshimet, i kërkon gjithmonë ato ndaj pranvera nuk ka se si të mos u sillte ca gjëra të reja. Por ndryshe nga ç’mund të imagjinoni, nuk janë gjëra të prekshme, por një ndryshim i brendshëm, një një pikë kthese e rëndësishme në karakter. Më në fund mund të mësoni se ç’do të thotë të jesh tolerant dhe të mos kaloni çdo gjë në lupë.
Bricjapi: Doni të dini se ç’bën një Bricjap kur ngel pa ide dhe gjendet në udhëkryq?
Bricjapi ka frikë nga gjithçka që nuk e di, kështu që ai frikësohet nga ndryshimi, sepse nuk e di se çfarë po bën e ardhmja për të. Mos kini frikë të rrezikoni të përfshiheni, do të zbuloni se e panjohura nuk është aq e frikshme, por do të jetë një mundësi për të njohur personalitetin tuaj dhe ato anët e karakterit që kurrë nuk keni menduar se do të keni. Kjo do të jetë një pranverë që do ta mbani mend gjithnjë.