Shenjat për të cilat do të flasim më poshtë janë shumë bujarë, por duhet të rreshtin s’u dhëni mundësi të dyta të gjithëve. Të qenët bujar dhe zemërmirë nuk është një cilësi e të gjithëve. Shenjat zodiakale të cilat duhet të mendojnë më shumë për veten dhe të mos u japin mundësi të dyta të gjithëve janë Luani, Peshorja, Shigjetari dhe Peshqit. Le të shohim së bashku pse:
Luani, të lindurit nën shenjën e Luanit kanë një ego të madhe dhe shumë vetëvlerësim, por në të njëjtën kohë janë shumë xhentilë dhe fisnikë me zemër. Luani e merr seriozisht lumturinë e atyre që e rrethojnë dhe kërko gjithmonë t’i ndihmojë të gjithë. Por e vërteta është që duhet të bëjë edhe seleksionime në jetën e tij.
Peshorja, kjo shenjë nuk i duron padrejtësitë dhe është shumë bujare, kështu që nuk heziton t’i ndihmojë ata që kanë nevojë. Është e pamundur që peshorja të mbyllë sytë përballë një padrejtësie, por jo të gjithë e meritojnë ndihmën e saj.
Shigjetari, shigjetari është shenja e lumturisë, kështu që është edhe shumë bujar. Tolerant dhe shumë i ndershëm, nuk heziton t’i ndajë ato që ka dhe të ndihmojë ata që kanë nevojë. Por shumë përfitojnë nga mirësia e tij.
Peshqit, peshqit janë shenja e besnikërisë dhe altruizmit, këto janë karakteristikat e tyre më të bukura. Janë një shenjë emotive, gjithmonë në kontakt me emocionet e tyre dhe të të tjerëve, të ndjeshëm ndaj gjithçkaje dhe për këtë arsye ngelen të zhgënjyer nga sjelljet e të tjerëve.