Ju nuk i kushtoni vëmendje pamjes tuaj- Do të filloni të ushtroheni por në fund e gjeni një justifikim për të mos e bërë? E njëjta gjë ndodh edhe me dietën tuaj? Këto janë disa nga shenjat që tregojnë se ju nuk e doni veten tuaj mjaftueshëm…

Ju nuk keni kohë personale- Jeni plot me detyrime për gjëra të tilla si puna, familja, miqtë. Edhe nëse keni kohë të lirë, e shfrytëzoni atë duke menduar se çfarë të bëni tjetër. Të kujdesesh për veten dhe të qetësohesh me diçka që të pëlqen është shumë e rëndësishme dhe duhet të jetë në ke të listës së qëllimeve tuaja. Jeni kritikë të ashpër- Një tjetër shenjë se nuk e doni veten tuaj, është kur ktheheni në një kritik të vetes por edhe të njerëzve që ju rrethojnë. Kurrë nuk kërkoni ndihmë- Kjo mund të duket si shenjë force, por në të vërtetë nuk është kështu. Të gjithë kemi nevojë për ndihmën e të tjerëve në një moment të jetës sonë.