Mbrëmjen e sotme zhvillohet derbi i Madoninës, që vë përballë dy skuadrat e Milanos.
Inter dhe Milan luajnë sot një ndeshje që është e rëndësishme jo vetëm për klasifikimin, por edhe për rëndësinë që ka kjo sfidë për mbështetësit e skuadrave.
Pritet që në shkallët e stadiumit të jenë plot 75 mijë spektatorë. E përkthyer në para, Interi do të fitojë 5.5 milionë euro nga ndeshja e sotme.
Nuk do të mungojnë as koreografitë e tifozëve, të cilat gjithmonë kanë qenë fantastike.