E.Haaland ishte një nga sulmuesit më të kërkuar gjatë merkatos së dimrit. Në garë për biondin norvegjez ishin klube si Man.United, Juventus etj por në mënyrë befasuese, Haaland zgjodhi B.Dortmund. Në fakt kjo zgjidhje ishte e mirë menduar pasi impakti i tij verdhezinjtë është i pabesueshëm. Me dopjetën e fundit kundër Union Berlin, Haaland arriti në kuotën e 7 gola në 3 ndeshje.
Kjo ishte ndeshja e tij e parë si titullarë pasi në dy ndeshjet e tjera është hedhur në fushë si zëvendësues. Nëse do të krahasojmë minutat që Haaland ka qenë në fushë rezulton një mesatare e frikshme me Dortmund, Haaland ka shënuar 1 gol për çdo 19 minuta. Në total gjatë këtij sezoni, duke përfshirë edhe prezencat me Salzburg, Haaland ka shënuar 35 gola në 25 ndeshje.