Me vendim të Këshillit të Ministrave, zëvendësministrja e Kulturës, Valbona Shujaku, është shkarkuar nga detyra dhe në këtë detyrë është emëruar Meri Kumbe.

Ish-zëvendës ministrja Shujaku ka qenë drejtuese e departamentit të Kulturës në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Ndërsa Meri Kumbe është pedagoge në Universitetin e Arteve e njëkohësisht studiuese muzike.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Meri Kumbe emërohet zëvendësministër i Kulturës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

*****

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Valbona Shujaku, zëvendësministër i Kulturës, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.