Frika se koronavirusi mund të infektojë njerëz në të gjithë botë, po rritet gjithnjë e më shumë, ndërkohë që shtet që raportojnë të infektuar po shtrohen nga dita në ditë. Shkencëtarët kinezë kanë zhvilluar një vaksinë që mund të merret nga goja, duke përdorur majanë e bukës, për ta luftuar virusin vde kje prurës. Një profesor i ngarkuar me projektin ka raportuar se ka marrë katër doza të vaksinë, pa pasur asnjë efekt anësorë. Gjithsesi, eksperti tha se vaksina është ende larg nga shitja pasi duhet të kalonte testet tek kafshët dhe prova teknike.

Profesori Huang Jinhai nga Universiteti Tianjin tha se ai dhe ekipi i tij po kërkonin partnerë për t’i ndihmuar ata të përfundonin projektin. Fotografia tregon mjekët që punojnë në njësinë e kujdesit intensiv (ICU) të një spitali të caktuar për pacientët COVID-19 në Wuhan në 24 shkurt Lajmi u njoftua nga profesori Huang Jinhai nga Shkolla e Shkencave të Jetës në Universitetin Tianjin dhe u raportua nga gazeta shtetërore People Daily.

Vaksina në fjalë ndihmon njerëzit të gjenerojnë antitrupa kundër virusit vdekjeprurës. Profesor Huang tha se po kërkonte partnerë për të ndihmuar ekipin e tij të përfundonte projektin. Sipas tij do të duhen të paktën 6 muaj që ajo të fillojë të jepet në mënyrë masive nëpër spitale.