Fjodora Fjora është një ndër gazetaret më të njohura të kulturës në Shqipëri. Ajo nuk është martuar ndonjëherë, ka birësuar një fëmijë dhe me djalin e saj ia kalon për mrekulli. Fjodora ka dhënë një përgjigje shumë të qartë për këdo që i drejton pyetjen: ‘Pse nuk je martuar kurrë’, Fjodora u ka dhënë një përgjigje të detajuar në Instastoryt e saj, me anë të një vajze turke e cila thotë: “Shiko, pyetja më pa lidhje e botës është ‘Pse nuk je martuar kurrë?’ Pse je martuar ti ore? E pastron shtëpinë deri në mbrëmje, gatuan ngaqë do vijë burri në shtëpi, pastron tërë ditën jashtëqitjen e fëmijës tënd, shërbim për vjehrrin, vjehrrën, të afërmit, për ata që vijnë në shtëpi, për ata që ikin në shtëpi…

Ndërsa unë atë që ha e kam përpara, atë që s’e ha, e kam prapa. Ushqimi më vjen para, rrobat e mia lahen, shtëpinë e pastron nëna. Nëse ma do qejfi dal jashtë, nëse nuk dua, fle deri në mbrëmje. Pse të martohem? Kur ti thua: Martohu, e ke fjalën ‘Unë e pësova, martohu dhe ti që ta pësosh edhe ti si unë. Kuptove? Duhet ta kuptosh aty mesazhin e fshehtë. Edhe nëse martohesh shkon në v.arr, edhe nëse nuk martohesh, shkon në va.rr. Ju është fiksuar në kokë: Do martohem, do martohem. Shko th.yej qafën, martohu e mos u thuaj të tjerëve: Pse nuk je martuar? Kështu që, askush të mos i bëjë të tjerëve një pyetje të paarsyeshme: Pse nuk je martuar? Pyetja e arsyeshme është: Pse je martuar ti?”