E ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5”, ishte modelja shqiptare, Keisi Muça e cila prej disa kohësh jeton në Seul. Keisi rrëfeu në studio se mikesha e saj ishte inf ektuar nga Koronavir usi pas një udhëtimi në Hong Kong.
Mikesha e modeles kishte ndjerë simptomat e para të një vi roze dhe pas vizitave te mjeku ishte konstatuar si rasti i parë zyrtar në Seul i pr ekur me Koronavi rus. Për fat të mirë mikesha e Keisit e kaloi vir usin pas 8 ditësh.
“I bënë dy herë analizat. Herën e parë menduan se është thjesht një vi rozë. Kur i bënë analizat herën e dytë rezultoi pozitive. E futën në kar antinë dhe ishte tërë kohën në kujdesin e mjekëve. Ajo u regjistrua si rasti i parë. Pas 8 ditësh çdo gjë kaloi”, tregoi Keisi.
“Unë erdha para dy javësh, e kisha tranzitin nga Stambolli. Aty nuk kishte asnjë lloj shqet ësimi, nuk përdornin maska. Maskat më shumë përdoren në Azi. Në aeroport çdo gjë ishte mëse në rregull. Ndërsa në aeroportin e Seulit, ka shumë rregulla, duhet të past ronim duart me dezefektantë”, u shpreh Keisi.