Një efektive e OFL-së, doli dje dhe sot me syze ku jepte deklarata për operacionin për go.ditjen e grupit KÇK. Fakti që ajo doli me kapele dhe syze i intrigoi të gjithë. Mediat, portalet po bënin çmos për të zbuluar se kush fshihej pas kapelës dhe syzeve.

Portalet sot kanë bërë namin e titujt: “Kush është bukuroshja me syze e OFL…”, “Kush është biondja mist.erioze me syze dielli…..”

Për këto ka reaguar edhe gazetarja, Fatma Haxhialiu në Instagram. Ajo shkruan se, me këto që bëjnë mediat në radhë të parë dëmtojnë policen, duke zbuluar identitetin e saj. Ajo kërkon që të hapen shtëpitë publike, pasi sipas saj të gjitha të këqijat në vend vijnë nga meshkujt e frustruar dhe të pashprehur se.ksualisht.

“Nuk mund te rrija pa reaguar per keto lajme idiote dhe skandaloze.
Ironizoni gjithcka lidhet me punen dhe vendin e punes te polices ne fjale, po c’pune keni me ate personalisht dhe me fizikun e saj. Kujt i hyn ne pune sa se.ksi eshte dhe sa te bukura i ka floket?
Ca dreqin keni me fizikun e saj, se.ksi apo jo?

Tu.rp t’ju vije te gjitheve palo media, ca jane keto ironira dhe tituj lajmesh bjondia se.ksi qe tro.nditi rrjetin, apo zbuloni bukuroshen qe fshihet pas syzeve dhe kapeles. Ne radhe te pare a nuk e dem.ton kete police ne detyre, zbulimi i identitetit?

Ne radhe te dyte, po mo.rtja qe nuk ju ha qe ngelet shpellare te pangopur nje jete dhe i shikoni grate si organe se.ksuale qe ecin!

Ne radhe te trete, ju lutem hapni shtepite publike se gjysma e te keqijave ne kete vend, na vijne nga meshkujt e frustruar e te pashprehur se.ksualisht! T’ju vij tu.rp!!!”,- shkruan Fatma.