Duke u udhëhequr nga Marsi – planeti i dëshirës, luftës dhe veprimit, Dashi është një nga shenjat më energjike. Aventurier, novator , Dashi ka frikë nga monotonia dhe është gjithmonë në kërkim të gjërave të reja, që e plotësojnë. Nuk preferojnë të rrinë në zonën e tyre të rehatisë! Më poshtë Living do rendisë disa nga karakteristikat e kësaj shenje dhe si janë si kolegë, miq e të dashur.
Dashi si koleg
Si shenja e parë e zodiakut, çdo sjellje e Dashit në zyrë ka të bëjë me fillimet, individualitetin dhe guximin. Ata nuk marrin urdhra dhe shpesh preferojnë vetë-punësimin ose një rol ku ata drejtojnë. Dinë të jenë bashkëpunues, por janë individualistë! Si një shenjë kardinali zjarri, Dashi është i famshëm për guximin dhe shpejtësinë me të cilën kryen veprimet. Janë frymëzues dhe gati gati të pankontrollueshëm.
Image
Dashi në dashuri
Dashi nuk është thjesht një shef në zyrë. I dashuri juaj i lindur nën këtë shenjë e di saktësisht se çfarë do dhe nuk ka frikë t’ju tregojë. “Sa më i madh rreziku, aq më i madh është shpërblimi” = Mantra e Dashi kur bëhet fjalë për joshje. Natyra e tyre e zjarrtë do të thotë që ata do të presin që ju të përcillni të njëjtin pasion në dhomën e gjumit.
Dashi me miqtë
Kur shoqëroheni me një Dash, jeta është pak më tërheqëse. Energjia e tyre e pakufishme dhe adrenalinës mund të jenë ngjitëse. Dashi pëlqen të eksplorojë e të nxjerrë më të mirën nga njerëzit e tjerë, megjithatë nëse nuk jeni në një valë, dashi nuk ju vjen shumë nga pas. Durimi nuk është pika e tyre e fortë.