Duke e quajtur shpërthimin e koronavirusit një situatë që ka zënë në befasi gjithë botën, kryeministri Edi Rama tha sot se shqiptarët në kushtet kur janë prekur nga infodemia, përhapja e lajmeve të rreme, duhet ta përballojë me shumë besim dhe të mos dëgjojë lajme apo të lexojë në internet, por duke i drejtuar mesazheve të librave të shenjtë dhe Papa Françeskut.
Kreu i qeverisë deklaroi se këtë situatë duhet ta përballojmë me shumë besim. “Ndaj ju sugjeroj të mbyllni televizorët, të fikni telefonat dhe ti drejtoheni mesazheve të Papa Françeskut apo Kuranit e Biblës se sa të humbisni kohë me lloj- lloj marr ëzish e posh tërsish që njerëz me lig ësi shpirtërore shpërndajnë duke bërë atë që është çnjer ëziore dhe nga pikëpamja profesionale e padobishme”.
“Por sic ndodh shpesh tek ne, situata është shfaqur në më shumë se sa një formë, rendja e ethshme për më shumë informacion përmes klikimeve që sjell shumëfishim të titujve që përmbajnë fjalën koronavirus apo viktimë, por nga ana tjetër një karakteristikë jo fort e përhapur është përpjekja individuale apo e grupeve të caktuara për të shfrytëzuar frikën, për të nxitur panikun, për të prodhuar alarme të vazhdueshme për interesa mize rabël politike e mediatike”, tha Rama.