Alkooli mund t’ju sjellë vërtetë qejf i vërtetë derisa ju zgjoheni. Edhe pse nuk ka ndonjë kurë specifike për të lehtësuar simptomat e asaj që njihet si hangover (gjendja pas konsumit të shumtë të alkoolit), këshillohet që:

1.Të konsumoni një mëngjes të bollshëm me ushqime të pasura me yndyrna. E dimë që janë tepër të rënda për stomakun tuaj “të lënduar”, por duhet të fitoni energji.2.Të shmangni barnat pasi rëndojnë mëlçinë, që “ka punuar” më shumë se zakonisht pas konsumit të alkoolit.3.Të shmangni kafeinën, sepse mund t’ju dehidratojë dhe të shkaktojë dhimbje koke.4.Të pini ujë, shumë ujë pasi trupi juaj duhet të hidratohet.5.Të përgatisni lëngje frutash të freskëta për të marrë sa më shumë vitamina dhe energji.6.Të pushoni mjaftueshëm. Trupi ka nevojë të rikuperojë dëmet e alkoolit, ndaj flini gjumë.