Dy këngëtarët e njohur të muzikës popullore të Shqipërisë së mesme Sinan Hoxha dhe Bujar Çiçi kanë treguar zhgënjimin e tyre nga PD dhe Lulzim Basha. Teksa morën pjesë në takimin që kryebashkiaku Veliaj zhvilloi me yjet e muzikës popullore që do performojnë mbrëmjen e 11 shkurtit me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet, Sinan Hoxha theksoi se ndonëse familje e djathtë, nëse kryebashkiaku i mëparshëm do të kishte punuar sado pak sa Veliaj, Tirana do të ishte shumë më përpara.

Ndërsa këngëtari Bujar Çiçi rrëfeu dramën e familjes së tij, ku për 25 vjet i ati dergjej burgjeve të regjimit komunist. Ai theksoi se ndonëse familje e persekutuar dhe ka votuar për të djathtën, këstet e dëmshëprblimit për burgun politik familja e tij i mori gjatë kohës që Veliaj ishte Ministër i Mirëqenies Sociale ku bëri edhe ligjin e ri. Sinan Sinan Hoxha: Përfundimi është që … Veliaj: Kemi 100 vjet të tjera me u ftillu… (qeshin) Sinan Hoxha: Jo, s’ka rëndësi fare se jemi tek Erioni, derisa nxorrëm raki e bëmë shumë familjare Sinan Hoxha: Nuk ka lidhje se jemi tek ty por me thënë të drejtën, dikur familja ime ka qenë e persekutuar, ka qenë pak e djathtë Veliaj: Po të gjithë janë persekutuar, më thuaj kush në komunizëm nuk ishte persekutuar?!

Sinan Hoxha: Me thënë të drejtën, të kishin punuar fare pak sa ka punuar ky do ishte shumë më përpara Tirana e shkretë, se janë gjynah, se nuk bëhet fjalë për ne, 10 njerëz që i kemi mundësitë, profesioni…. Bujar Çiçi : Është ajo që tha Erioni, që të mos pyesë a është i majtë apo i djathtë. Me u kap ashtu pastaj, unë jam rritur jetim me babë gjallë, 25 vjet në burg. Veliaj: Po, patjetër. Kur isha unë atëherë tek Ministria, gjëja e parë që do bëjmë, do paguajmë shtatë këstet e të përndjekurve dhe më takonin njerëzit kështu, s’e kisha menduar kurrë, do vinte një socialist dhe do na jepte lekët që s’na i dha partia jonë. Unë i thoja: A thotë ligji që duhen dhënë? Bujar Çiçi : Dy herë i kam marrë unë, me ty dhe me kryeministrin. Veliaj: Po… Bujar Çiçi : Njëherë e kam marrë me të, e kupton çfarë them?! Veliaj: Të kuptova Bujar Çiçi : Që i kam hudh edhe votën… Veliaj: Tani, detyrimi është detyrim. Ç’rëndësi ka kush është në pushtet, mor vëlla? A thotë ligji që duhet bërë? Bëje! Bujar Çiçi : Mua më ke bërë punë…