Kryeministri Edi Rama ka dhënë një deklaratë për mediat pas përfundimit të Konferencës së Sigurisë e mbajtur në Mynih.

I pyetur nga gazetarja për qëndrimin e Macron i cili u shpreh pro hapjes së negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në BE, kryeministri Rama u tha se: “nga sa munda të lexoj, Macron dha një sinjal pozitiv por dua t’u them të gjithëve se nuk kemi përse të ushqejmë veten me iluzione dhe dëshira të skajshme, edhe përse shumë legjitime, sepse kjo nuk varet nga ne.” (Lexo.al)