Sanremo nga nata në natë po bëhet edhe më interesant me ngjarjet që po ndodhin. Mbrëmë u mbajt nata e katërt dhe përveç performancës së Dua Lipës që na bëri krenarë të gjithëve, vëmendjen e ka marrë edhe këngëtari italian Morgan. Ai konkurronte këtë vit bashkë me Bugon me këngën “Sincero”.
Mirëpo gjatë performancës, Morgan e ndryshoi tekstin e këngës duke sharë kolegun, një skenë kjo që do mbetet në historinë e festivalit. Bugo u ofendua dhe la skenën në mes të performancës. Prezantuesi dhe drejtori artistik Amadeus dhe produksioni i skualifikuan dy këngëtarët nga gara.