I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, zëvendësministri i Bujqësisë Dhimo Kote foli për mbështetjen ndaj bujqësisë dhe planin Ministrisë së Bujqësisë sidomos në sektorin e blegtorisë. “Nga mbështetja e Ministrisë së Bujqësisë në vitin 2019 përfituan 4200 fermerë. Problem mbetet sektori i blegtorisë, pasi brezi i ri nuk pranon nese s’ka financë. Problem është zhvillimi i agroturizmit. Nuk mund të hamë në veri të vendit mish të ardhur nga importi. Mbështetëm sektorin blegtoral edhe gjedhin. Duke e mbështetur këtë sektor kjo skemë nuk do të ndryshojë. Bujqësia do të jetë sektor kryesor, i mbështetur nga IPARD. Blegtoria nuk mbështetet nga IPARD, duke u konsultuar me specialistët ramë dakord për skemë afatgjatë deri në 4 vjet”.
Dhimo Kote deklaroi se bujqësia shqiptare është në rrugën e duhur, pasi skemat janë afatgjata dhe sipas asaj se çfarë kërkon tregu. “Në bujqësi qeveria shqiptare uli TVSH e imputeve shqiptare,nga 20% e bëri 0. Pati përmirësim në sistemin e ujitjes dhe kullitjes. Për infestimin u bë maksimumi i mundshëm, ku u hodhën rreth 50 milionë euro në këtë drejtim. Njohu zhvillim agroturizmi, infrastruktura. Bujqësia shqiptare duhet mbështetur frontalisht, ku skemat duhet të jenë afatgjata dhe çfarë kërkon tregu. Jemi konsultuar dhe mendojmë se jemi në rrugën e duhur. Masat lehtësuese bënë që ne të jemi konkurrentë në treg, ku vlera e eskporteve të prodhimeve shqiptare arriti në 300 mln euro”, tha Kote.
Përsa i përket protestave të fërmerëve, Kote tha se janë plotësuar një pjesë e kërkesave të tyre, ndërsa për problemet në blegtori po bisedohet me Ministrinë e Financave për gjetjen e zgjidhjes. “Jemi takuar me fermerët, kemi plotesuar këerkesat e tyre. Problemi i TVSH që është hequr, ata e pranojnë se është avantazh, por në blegtori ka me pak impute, prandaj po e mbështesim dhe jemi në kontakt me Ministrinë eFinancave për të zgjidhur këtë problem. Problemi i plastmasit është imput edhe ai. Mund të abuzohet me futjen e lendës së parë, s’gjejme dot një formulë, mbështetëm ndërrimin e plastmasit në ferma. Me këtë buxhet që kemi e çuam në vendin e duhur. Problemi i siguracionit, në të gjithë botën sigurohen, duhet kompani sigurimi, rrisku është i madh. Problemi produkti nëse nuk shitet në kosto, të subvencionohet nga shteti. Vitin e kaluar problem kishte domatja, këtë vit s’kemi avantazh klimën, shteti nuk e ka fuqinë që domatet që nuk shiten ta subvencionojë. Duam me buxhetin që kemi të stimulojmë, rritja e përfituesve të atyre që mbareshtojne lopë, dele. Skema që përdor Kosova, Maqedonia është për krerë. Më e thjeshtë kur është dhënë për matrikullim për krerë për tufën bazë. Pedagogë të universitetit kanë bërë analizë për problemet dhe kanë rënë dakord për këtë skemë”, -u shpreh Dhimo Kote.
Në lidhje me financimin për fermat organike, Kote tha se shumë fermerë e kanë bërë certifikimin dhe do të konkurrojmë në Europe të barabartë me ta.