Beteja për Marash Kumbullën është shumë e ashpër, pasi janë disa klube që duan të sigurojnë shërbimet e lojtarit shqiptar. “Big”-ët e Serie A e duan me patjetër në skuadër, ndërsa Interi është futur fort në garë. Mediet italiane zbulojnë se kryesuesit e kampionatit do të kenë skautë në ndeshjen e sotme për të ndjekur nga afër. Shtatlarti pritet ta nisë nga minuta e parë ndeshjen ndërmjet Veronës dhe Udineses.

Kumbulla ka fituar shumë interes sidomos pas ndeshjes kundër Juventusit. Ai u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, pasi fitoi një penallti dhe iu anulua një gol. Dita e sotme do të jetë shumë e rëndësishme për të ardhmen e Kumbullës, pasi Interi do të vendosë përfundimisht për të.