Një kompani portugeze në Spanjë “GALP” filloi të llogariste kohën e punonjësve që kalonin jashtë ambienteve të punës, përfshirë për kafe dhe cigare.

Me këtë rast Gjykata e Lartë ka vendosur në favor të kësaj kompanie.

Sindikata për mbrojtjen e punëtorëve në Spanjë ka për bërë apel në gjykatë për të rishikuar këtë vendim, megjithëse zyrtarët janë shprehur se nuk do të vlejë për të gjitha kompanitë.

Zbritja në pagë për pauzat e shkurta të punonjësve, do të diskutohet mes sindikatave dhe punëdhënësve.

Sipas kompanisë, monitorimi kërkon të parandalojë shfrytëzimin e punëtorëve dhe të rrisë fleksibilitetin në orët e punës.

Nëse vendimi nuk arrin të dalë në favor të punëtorëve, kompania do të detyrohet të llogarisë pushimin në pagë të tyre.