Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali deklaroi sot se e ardhmja e Shqipërisë është padyshim Bashkimi Europian. Spiropali mori pjesë në takimin e mbajtur sot në Tiranë mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Parlamentit Europian David Sassoli.

Duke e cilësuar Presidentin e PE-së, Sassoli si mikun e veçantë të Shqipërisë dhe shqiptarëve, Spiropali tha se “e ardhmja e Shqipërisë është padyshim Bashkimi Europian, sfidat e kaluara na afrojnë për atje, ato që do të vijnë po ashtu”. Shqipëria, bëri të ditur ajo, e ka të qartë rrugën, drejt e nga Perëndimi.