Ditën e sotme ish-partnerja e Stresit, Keisi feston ditëlindjen. Nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, bukuroshja ka treguar se mbush 24 vjeçe dhe në këtë ditë nuk kanë munguar urimet e shumta, mes tyre ai që na ra në sy ishte urimi i Stresit. Reperi zgjodhi ta urojë Keisin nëpërmjet një postimi në Instastory ku publikoi një foto romantike të tyre. Mbi foto Stresi shkruante, “Gëzuar ditëlindjen” dhe në kokën e Keisit kishte vendosur një kurorë.

Urimin, Keisi e ka parë dhe e ka ripostuar në Instagram-in e saj me një përgjigje.
“Faleminderit” shkruan 24-vjeçarja.