Duke nisur nga pasditja e sotme priten reshje shiu me itensitet të ulët, dhe me kalimin e orëve shtim të itensitetit mesatar e lokalisht deri të lartë pas mesnate (gjatë orëve 23:00-03:00). Shërbimit Meteorologjik Ushtarak deklarojnë se për shkak të masave ajrore me origjinë polare në relievet malore të verilindjes dhe juglindjes duke nisur nga orët e mëngjesit të së mërkurës reshjet e shiut do të shndërrohen në reshje dëbore. Reshjet e dëborës në këto zona do të jenë të dendura. Gjithashtu reshjet e dëborës pritet të shtrihen deri në lartësitë kodrinore 500-600 metër.
Po ashtu, problematike do të jetë era e cila me kalimin e orëve (kryesisht ato të mbrëmjes dhe ato të mëngjesit të ditës së nesërme) do të fryjë intensive dhe shpejtësi mesatare 5-15m/s por përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore ajo pritet të arrijë shpejtësi deri në 25-30m/s!
Njoftimi i plotë i SHMU:
Përshëndetje nga SH.M.U!
Pas orëve të para të ditës me mot kryesisht të kthjellët tashmë gradualisht mbi vendin tonë po shtohen vranësirat mesatare dhe të dendura për të vijuar kështu deri në fund të ditës. Duke nisur nga orët e pasdites priten reshje shiu me itensitet të ulët, dhe me kalimin e orëve shtim të itensitetit mesatar e lokalisht deri të lartë (këto të fundit përgjatë orëve 23:00-03:00).
Për shkak të masave ajrore me origjinë polare në relievet malore të verilindjes dhe juglindjes duke nisur nga orët e mëngjesit të së Mërkurës reshjet e shiut do të shndërrohen në reshje dëbore. Reshjet e dëborës në këto zona do të jenë të dendura. Gjithashtu reshjet e dëborës pritet të shtrihen deri në lartësitë kodrinore 500-600metër. Problematike do të jetë era e cila me kalimin e orëve (kryesisht ato të mbrëmjes dhe ato të mëngjesit të ditës së nesërme) do të fryjë intensive dhe shpejtësi mesatare 5-15m/s por përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore ajo pritet të arrijë shpejtësi deri në 25-30m/s!!!
Për ditën e Mërkurë moti përgjatë ultësirës perëndimore parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare. Në relievet malore moti do të jetë i vranët shoqëruar me reshje dëbore të herëpashershme të dobta dhe mesatare. Temperaturat parashikohen në vlerat minimale nga -3ºC në zonat malore deri në 6ºC në ato bregdetare ndërsa në vlerat e mesditës pritet rënie e ndjeshme nga 2ºC në zonat malore deri në jo më shumë se 12ºC në ato të ulta e bregdetare.
Qëndroni me SH.M.U për përditësime të herëpashershme.