Sul muesi i Barcelonës, Luis Suarez, do ta mirëpriste ardhjen e Lautaro Martinezit në Camp Nou, ndërsa shtoi se ai ka qenë duke e nxitur klubin që të sjellë su lmues të ri në moshë në skuadër që dy vjet. Lautaro Martinez është duke shkëlqyer për zikaltrit këtë sezon në Serie A, përderisa ka kontribuar edhe në garat e tjera. Ai i ka shënuar gjithsej 16 gola në të gjitha garat e këtij sezoni. Mediat e mëdha evropiane të sportit kanë raportuar se 22-vjeçari dëshiron t’i bashkohet klubit katalonas, pasi që dëshiron të luajë përkrah bashkëkombësit të tij Lionel Messi edhe në nivelin e klubeve.
Martinez ka kla uzolë për shkëputjen e kontratës me klubin prej 111 milionë eurosh. Kjo kla uzolë është e vlefshme për të gjitha klubet jashtë Italisë, megjithatë Barcelona s’është e gatshme ta paguajë një shumë të atillë, për shkak se do të binte ndesh me rregullat financiare të UEFA-s. Gazeta italiane Tuttosport raporton se klubi i La Ligas do t’ia ofrojë Interin disa lojtarë të vet për ta zbritur çmimin për Martinezin. Lojtarët si Arturo Vidal, Carles Alena, Philippe Coutinho dhe Jean-Claid Todibo mund të përfshihen në marrëveshje. Përku ndër që mund t’iu rrez ikohet vendi si qendërsu lmuesi i parë i skuadrës, Suarezi beson se Lauatro është shumë i talentuar dhe ka kërkuar që të vijnë sul mues të rinj në Barcelonë.
“Lautaro është shumë i talentuar. Ai është një lojtar që është në sezonin e tij të dytë në Itali dhe është duke luajtur në një nivel të mrekullueshëm”, ka thënë uruguaiani në një intervistë të dhënë për RAC1. “Por, lojtarët nuk i marrin vendimet. Unë kam qenë duke thënë që dy vjet se do të ishte mirë t’i sjellin disa sul mues më të rinj në moshë, në mënyrë që ata të fillojnë të përshtaten dhe të mësohen për të qenë gati kur unë të largohem”.