Brenda kësaj jave, një dukuri e veçantë do të ndodhë me Hënën, saktësisht fenomeni i quajtur “Super Hëna”, ku kjo e fundit afrohet më shumë se kurrë me Tokën.
Për shkak të afërsisë, “Super Hëna” do të duket shumë herë më e madhe, më e ndritshme pasi orbita e saj do ndodhet pranë Tokës. Kështu, drita e saj do të reflektohet në Tokë më shumë se zakonisht.Duhet thënë se ky fenomen quhet ndryshe edhe “Hëna e dëborës”, pasi kjo ishte mënyra se si fiset vendase të Amerikës ndiqnin ndryshimin e stinëve.