Një grua britanike dhe një burrë australian u kapën duke bërë se ks gjatë ditës, në një plazh publik të frekuentueshëm nga familjarë dhe fëmijë në një nga gjiret e Filipines, por edhe ardhja e policisë nuk mjaftoi që çifti të ndalonte veprimet e turpshme. Dyshja, të identifikuar nga policia si Jasmine Nelly dhe Anthony Carrio, të dy të moshës 26 vjeç u arr estuan nga policia. Pushuesit në ishullin Boracay mbetën të tro nditur nga veprimet e kryer nga çifti dhe kur kuptuan që çifti nuk kishte ndërmend të ndalonin, lajmëruan menjëherë policinë. Oficeri i policisë Joel Banga-ora u shpreh se dyshja ishte në gjendje të de hur deri në atë pikë sa u përpoqën të injorojnë policinë dhe të fillonin të bënin se ks në sy të tyre.

Më tej ai tha se edhe rrugës gjatë transportimit të tyre në rajonin e policisë ata ende qëndronin pranë njëri- tjetrit dhe përpiqeshin të përfundonin atë që nisën në plazh. Daily Mail shkruan se ndaj çiftit u vendos një gjobë prej 6,00 pesos (90 dollarë) për veprimin e kryer si edhe një shifër prej 3000 pesos (45 dollarë) për mosbindje ndaj autoriteteve policore. Pas këtyre masave ndëshkimore dy të rinjtë u lanë të lirë disa orë më pas shkruajnë mediat e huaja./tch