Të gjithë e mbajnë mend Xheisonin. Vogëlushi nga Mushqetaja e Tiranës ishte një nga personazhet më të dashura të emisionit “Në Kurthin e Piter Pan 2”. Ai mbahet mend për batutat e tij origjinale, por mbi të gjitha për faktin që në vend të shkronjës “K” thoshte shkronjën “T”. Por çfarë ka ndodhur gjithë kësaj kohe me Xheisonin? Ai është rritur dhe vazhdon shkollën në Tiranë. Por mbi të gjitha, “taramelja” është bërë tani karamelja. Xheisoni tashmë e thotë pa probleme shkronjën “K”. Prandaj ai ishte në këtë sezon të tretë të “Në Kurthin e Piter Pan” për t’i dorëzuar Alketa Vejsiut shkronjën “T”.
Alketa Vejsiu: Pati shumë kritizerë në web. Unë jam shumë e hapur bashkë me stafin, që t’i dëgjojmë të gjitha, por në fund të kësaj historie mbetet mesazhi i familjes së Xheisonit në ditët e tërmetit, kur shtëpia e Xhejsonit pësoi dëmtime të mëdha si shumë shtëpi sepse ishte në gjendje ku duhej të ndërhyrje. Jemi shumë të kënaqur që Xheisoni sëbashku me motrën është zhvendosur në Tiranë. Ai ka filluar shkollën këtu në kryeqytet dhe ata që ishin të shqetësuar për “T” e tij dhe na kritikuan dhe na thanë që po bënim show, dua t’u them me keqardhje që nuk e çuam tek logopedisti, thjesht pritëm që ai të rritej. “T”-ja ka ikur dhe ai nuk e thotë më. Kështu që Taramelja është bërë karamele. Ishte proces i rritjes. Është bërë çun i madh tani dhe Xhejsoni nuk e thotë më “T”. Jam shumë e mërzitur sepse ishte lezeti dhe kripa. Xheisoni: Unë e solla “T” të ta dorëzoj ty sepse nuk flas më me T flas me K.