Ditën e hënë do të zhvillohet Konferenca e Donatorëve në Bruksel me qëllim për të ndihmuar Shqipërinë për procesin e rindërtimit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit të kaluar. Kryeministri Edi Rama u shpreh mbrëmjen e sotme se është optimist, nisur edhe nga ndjesia se shuma nuk do të jetë thjesht simbolike.
“Kemi këtë konferencën të hënën, të shohim se carë do të marrim, nuk është se presim të mbyllen të gjitha, por kemi punuar me kontakte me udhëtime, me takime edhe kemi një ndjesi të mirë, që nuk do të jetë dicka thjesht simbolike apo shumë nën nën pritshmëritë.
Pritshëmria ime është që të kemi një mbështetje që të na japë mundësinë që bashkë me fondet që kemi vendosur vetë dhe nga dy ide të tjera që do i vendosim në lëvizje pas pak ta plotësojmë nevojën edhe ta shfrytëzojmë këtë moment, këtë plagë për ta bërë shumë më mirë dhe të fortë organizimin më pas. Ata që ikën nuk i kthejmë dot, por ata që u goditën t’u japim mundësi të hyjnë në një jetë të re dhe të gjithë do të kenë banesa më të mirë se ata që kishin. Kjo është sfida” deklaroi Rama.