Kryebashkiaku Erion Veliaj siguron se teatri i ri kombëtar do të ndërtohet më shpejt dhe me gjithë teknologjinë e nevojshme për të plotësuar kërkesat e komunitetit të artistëve. Veliaj sqaron se komuniteti i artistëve jo-militantë kishte më shumë kërkesa teknike dhe kërkonte kalendar më të shpejtë punimesh se ç’ishte në gjendje të ofronte privati.
“Komuniteti i artistëve jo-militantë kishte më shumë kërkesa teknike & kërkonte kalendar më të shpejtë punimesh se ç’ishte në gjendje të ofronte privati. Në këto kushte, qeveria shqiptare & @ Bashkia Tiranë do ta ndërtojnë vetë Teatrin e Ri- më shpejt e me gjithë teknologjitë extra për skenën”, shkruan Veliaj në tëitter.