Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar në prokurori padi për ish drejtuesit e Bashkisë Mat, pasi janë gjetur shkelje dhe parregullsi ligjore, gjatë kryerjes së tenderave publike.

Në njoftimin e KLSH thuhet se gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e prokurimit publik, veprime me efekte negative në administrimin dhe menaxhimin me ekonomicitet, efiçencë dhe efektivitet të fondeve publike.

KLSH dërgon për vlerësim dhe indicie në Prokurori ish drejtuesit e Bashkisë Mat. Në Bashkinë e Matit, për sa i përket zhvillimit të proçedurës së prokurimit është konstatuar se:

Në proçedurën e prokurimit të realizuar, me objekt: “Rikonstruksion i kanalit vaditës fshati Derjan, (i pjesshëm) Burrel”, me fond limit 16,666,666 lekë, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO), ka vepruar me dy standarde në vlerësimin e ofertave, duke skualifikuar pa të dretjë OE me ofertë më të favorshme ekonomike dhe pa asnjë mangësi në dokumentacion dhe kualifikuar dhe shpallur fitues BEO me ofertën më të lartë ekonomike dhe me mangësi të njëjta apo të ngjashme me OE e të tjerë të skualifikuar për mungesë e mangësi në plotësimin e “Kritereve të Veçanta të Kualifikimit”, për rrjedhojë tenderi duhej anuluar.

Kualifikimi dhe shpallja padrejtësisht fitues BOE me vlerë më të lartë dhe skualifikimi i padretjë i OE me ofertë më të favorshme ekonomike dhe pa mangësi në dokumentacion ka sjell për pasojë keqpërdorim të fondeve publike me dëm ekonomik në vlerën 2,743,534lekë,(llogaritur si diferencë ndërmjet ofertës fituese dhe asaj të s’kualifikuar).

Në proçedurën e prokurimit të realizuar, me objekt: “Rikonstruksion i kanalit vaditës fshati Derjan, (i pjesshëm) Burrel”, me fond limit 16,666,666 lekë, shpallur fitues OE me ofertën më të disfavorshme ekonomike për vlerën prej 16,458,763 lekë, me diferencë nga fondi limit prej 207,903 lekë, nga ku ka rezultuar se një OE pjesëmarrës ndodhet në kushtet e keqinformimit për qëllime kualifikimi pasi ka ngarkuar në Sistemin Elektronik të Prokurimit (SEP) dokumente të rreme apo pa vërteta.

Vendimet e marra nga Njësia e Prokurimit, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave dhe Titullari i Autoritetit Kontraktor, për shpalljen fitues të operatorëve ekonomikë me mangësi në dokumentacionin e paraqitur, jo sipas kërkesave të DST-ve të miratuara nga Autoriteti Kontraktor dhe Njësia e Hartimit të Dokumenteve të Tenderit, duke mos anuluar procedurat, apo mos shpallur fitues OE me ofertë më të favorshme ekonomike, si dhe në një rast duke mos shpallur fitues ofertën ekonomike të vlefshme, kanë sjell impakt negativ në buxhtet respektive, trajtim diskriminues dhe të pabarabartë të ofertuesve, sidhe dokumentacioni i ngarkuar në sistem nga Operatori Ekonomik për proçedurën e prokurimit të realizuar nga Bashkia Mat, janë veprime në kundërshtim me dispozitat e ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar dhe VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar.

Për këto shkelje, KLSH ka dërguar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, indicie penale ndaj punonjësve të ngarkuar me realizimin e proçedurave të prokurimit të Bashkisë, si dhe ka rekomanduar bashkinë Mat të marrë masa me karakter organizativ në lidhje me eleminimin e praktikave që kanë sjellë impakt negativ në buxhet, kryesisht në fushën e tatim taksave.