Tensionet te Barcelona nuk kanë fund dhe janë evidente. Lionel Messi dhe Antonie Griezmann nuk kanë asnjë kontakt mes tyre dhe duket se është një marrëdhënie e destinuar të thyhet që pa nisur mirë. Argjentinasi dhe francezi nuk janë miq dhe kjo është e qartë.

Dhomat e zhveshjes së Barcelonës kanë pakënaqësi dhe lojtarët nuk janë në unitet. Senatorët akuz ojnë francezët, me Grizzyn në krye, që ka folur me Eric Abidal dhe i tregon se sillen situatat mes lojtarëve. Një akuzë e tillë ka thyer krejtësisht marrëdhënien.

El Chiringuito ka ndjekur nga afër stërvitjen e kampionëve të Spanjës dhe ka konfirmuar se mes Messit dhe Grizzyt nuk ka raport. Ata nuk flasin dhe nuk shohin as në sy njëri-tjetrin. Argjentinasi nuk e ka përkrahur kurrë shokun e tij të ekipit dhe ka qenë kundër një afrimi të tillë që në momentin e parë që është mësuar me situatën.