Donacionet për Shqipërinë në Bruksel sa vijnë dhe shtohen, teksa po mbahet Konferenca.

Banka Botërore ka dhënë 160 milionë euro hua. Ndërkohë Grupi i Bankave Islamike do të kontribuojnë për vendin tonë 365 mln euro në formë programesh, e ndërsa 50 mln euro të tjera për rikuperimin e biznesit.

“Ne presim të diskutojmë me partnerë të ndryshme për programe rindërtimi, ka shumë për të bërë. Grupi i bankave islamike jemi gati 356 mln euro në formë programesh dhe 50 mln euro për rikuperimin e biznesit. Këto programe do të përcaktohen në përputhje me Shqipërinë”, tha përfaqësuesi i bankave islamike.