Tashmë cilësohet e sigurt se Liverpooli do të shpallet kampion i Premierligës. Megjithatë, gjithçka që mbetet për t’u parë është se kur do ta arrijë edhe matematikisht këtë trofe skuadra e Jurgen Kloppit dhe sa rekorde do t’i thyejë gjatë kësaj rruge. Me një epërsi prej 22 pikësh ndaj rivalit më të afërt, pas fitores me rezultat 3:2 kundër Ëest Hamit të hënën, djemtë e Jurgen Kloppit janë duke e shijuar sezonin më të mirë në histori të ndonjë klubi nga top pesë ligat e Evropës, sa i përket numrit të pikëve të grumbulluara.
Lista e rekordeve që po i ndjek Liverpooli: Diferenca më e madhe në pikë mes kampionit dhe nënkampionit – 19 pikë (Manchester City, 2017/18) Kur mund ta thyejë Liverpooli këtë rekord? Manchester City (Mysafir), 4 prill Ecuria më e gjatë pa pësuar disfatë – 537 ditë (Arsenal, 2002/03-2004/05) Kur mund ta thyejë Liverpooli këtë rekord? Newcastle (Mysafir), 17 maj Më së shumti fitore në shtëpi – 18 (Chelsea, 2005/06; Manchester United, 2010/11; Manchester City, 2011/12 dhe 2018/19) Kur mund ta thyejë Liverpooli këtë rekord? Chelsea (Vendas), 9 maj Më së shumti fitore në një sezon – 16 (Manchester City, 2017/18)
Kur mund ta thyejë Liverpooli këtë rekord? Arsenal (Mysafir), 2 maj Më së shumti pikë në një sezon – 100 (Manchester City, 2017/18) Kur mund ta thyejë Liverpooli këtë rekord? Burnley (Vendas), 25 prill Më së shumti fitore në një sezon – 32 (Manchester City, 2017/18 dhe 2018/19) Kur mund ta thyejë Liverpooli këtë rekord? Brighton (Mysafir), 18 prill Ecuria më e gjatë e ndeshjeve pa disfatë – 49 (Arsenal, 2002/03-2004/05) Kur mund ta thyejë Liverpooli këtë rekord? Aston Villa (Vendas), 11 prill Ecuria më e gjatë e ndeshjeve të fituara radhazi – 18 (Manchester City,