Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se presidenti Ilir Meta dhe opozita e vendit po i “fusin thikën pas shpinës Shqipërisë”. Spiropali vlerësoi se opozitarët sot e Meta duan më shumë lëkurën e tyre sesa vendin, duke tentuar të pengojë integrimin e Shqipërisë në BE.

“Unë mendoj se Ilir Meta dëshiron që të marrë partinë e tij dhe ta nxjerrë në shesh. Në pikën që jemi, ne nuk mund ta falim dëmin që i ëashtë bërë Shqipërisë. Nuk është e rastësishme kjo që po ndodh. Është një thikë pas shpinë ndaj Shqipërisë. Kjo bëhet sepse duan lëkurën e tyre më shumë sesa Shqipërinë. Në pikën që lanë, e kanë çuar situatën në ekstrem. E kishin kthyer parlamentin në mejhane. Braktisën Kuvendin me shpresa të rreme. Këta nuk duan reformën në drejtësi dhe as integrimin e Shqipërisë”, tha Spiropali. Elisa Spiropali shtoi se presidenti i vendit Ilir Meta e meriton shkarkimin dhe kjo gjë do të ndodhë, por me kohën e sipas procedurave.

“Nuk bëhet menjëherë shkarkimi. Do kohë, po ndodh procesi. Duhet analiza e situatës dhe më pas ndërmerren veprimet. Komisioni Hetimor do të vazhdojë procesin normalisht. Ne nuk kemi asnjë ngut që të marrim presidencën. Ne duam një president që respekton maxhorancën dhe jo që e su lmon. Në asnjë vend në botë nuk ndodh që presidenti të flasë kaq ashpër ndaj maxhorancës. Ne duam që të mos tejkalojë kompetencat e tij. Po flasim për su lm të organizuar të presidentit ndaj rendit të një vendi. Opozita këtu gati po i vë flakën Shqipërisë”, u shpreh Spiropali.