Ishte ndër më të mirët në fushë deri në momentin e zëvendësimit si pasojë e dëmtimit në shpatull te penalltia e fituar (ndërhyrje e Telushit), por Elton Cale shqetëson jo pak trajnerin Emanuel Egbo. Braziliani është parë në fund të ndeshjes duke festuar me krahun e fashur dhe të lidhur me një protezë, çka lë për të kuptuar se flitet për diçka serioze.Stafi mjekësor i Tiranës do ta mbikqyrë situatën e mesfushorit, duke mos rrezi kuar shumë për rikuperimin e tij, që do të dojë kohën e caktuar, mbase edhe disa javë. Cale vazhdoi të luante edhe pse me shpatullën e nxjerrë, por një tjetër p ërplasje bëri që dhimbjet të shtoheshin dhe kështu që tashmë rre zikon një qëndrim jashtë fushave për disa ndeshje.