Një tjetër medalje e artë shkon në Kosovë pasi xhudistja Distria Krasniqi ka shkëlqyer në Grand Slam-in e Parisit në kategorinë -52 kilogramë.Ajo mposhti në finale xhudistin italiane Giuffrida Odetta. Krasniqi e fitoi me anë të një ‘Wassari’, duke e rrëzuar kundërshtaren.
Krasniqi vinte në këtë Grand Slam pas një medaljeje të artë në Qingdao Masters në dhjetor të vitit të shkuar. Kjo është medalja e parë e saj në një Grand Slam.Në lidhje me fitoren e saj ka reaguar dhe presidenti Hashim Thaçi, i cili përmes një statusi në Instagram ka deklaruar se ky ishte ‘një triumf i pritur, sepse Kosova i ka xhudistet më të suksesshme në botë’.Kujtojmë që me medalje nga Parisi ka dalë dhe xhudistja Nora Gjakova. Ajo ka marrë medaljen e bronxit në kategorinë 57 kg.