Trajneri i Eibar, Jose Mendilibar, beson se ylli i Barcelonës, Lionel Messi, nuk ka nevojë të humbasë asnjë ndeshje, sepse thjesht mund të pushojë, ndërsa është në fushë. Para ndeshjes së katalanasve në Ligën e Kampionëve, kundër Napolit, të marten e ardhshme, skuadra e Quique Setien do të përballet me Eibar në La Liga, të shtunën, me pikëpyetjen nëse Messi do të luajë nga fillimi.
Mendilibar është, sidoqoftë, i bindur se superstari argjentinas nuk ka nevojë të pushojë, pasi është ekspert në ushtrimin e vetvetes, kur duhet: “Unë nuk mendoj se Messi ka nevojë të çlodhet, – tha Mendilibar gjatë konferencës për shtyp. – Ai pushon edhe në lojë, sepse e di mirë si duhet të sillet me veten. Nëse kursehet , Messi do të përjetonte një moment më të keq. Duke e parë ndeshjen nga pankina, ai do të lodhej më shumë”.
Mendilibar e di mirë sa vlen kapiteni Blaugrana, edhe në një hapësirë të shkurtër kohe. Për këtë kujton një ndeshje të mëparshme, ku spikati 32-vjeçari argjentinas me dy gola, edhe pse luajti si zëvendësues: “Një herë, kur drejtoja Osasuna, shkuam të luanim një ndeshje të Kupës së Mbretit në “Camp Nou”. Në mëngjesin e asaj dite, Messi u la jashtë grumbullimit të Barcelonës, sepse vuante nga stomaku dhe kishte ethe. Çuditërisht, kur filloi ndeshja e shoh atë në stol. Ne po humbisnm 2-0 dhe befas e shoh Messin në nxehje. Ai hyri në fushë si zëvendësues, shënoi dy gola dhe ne humbëm 4-0”.