Në poligonin e Jub-Sukthit në Durrës xhenierët po trajnohen për pastrimin e hotspoteve nga municionet dhe për dhënien e ndihmës së parë në rast incidenti. Ministrja Xhaçka ka publikuar disa nga momentet e tyre gjatë trajnimit në profilin e saj. Përveç të rinjve do të trajnohen edhe xhenierët e batalionit të mbështetjes me luftim. Ajo ka publikuar se përveç xhenierëve të Komandës Mbështetëse, ndihmë e madhe është dhënë edhe nga aleatët strategjikë të Departamentit Amerikan të Shtetit.