Gigi Hadid i ka befasuar të gjithë shqiptarët, pasi ka publikuar foton e një vajze mjaft të njohur në Shqipëri. Bëhet fjalë për ish Miss-in Trejsi Sejdini, e cila ka përfunduar në profilin e modeles së famshme. Ka qenë Trejsi ajo e cila i ka bërë tag Gigi-t pasi kishte veshur kostumin sportiv që mbante emrin e saj, një bashkëpunim i modeles me firmën e njohur Reebok.
Gigi, ose personat që menaxhojnë faqen e saj në Instagram, duhet ta kenë pëlqyer shumë look-un e vajzës shqiptare, e cila të themi të drejtën duket shumë tërheqëse e veshur sportive. “Miss Universe Albania 2018”, ka qenë në qendër të vëmendjes për muaj të tërë gjatë vitit të kaluar, për shkak të sher reve të shumta dhe problemeve me drejtësinë që ju krijuan nga i dashuri i saj Leonard Duka.
Ky i fundit u shpall në kërkim në gusht të vitit që lamë pas, pasi dyshohet se është i përfshirë në vr asjen e Santiago Malkos. Trejsi reagoi për këtë, duke thënë se ndryshe nga si publiku dhe mediat e kanë etiketuar si “e dashura e bosit të dro gës”, ajo nuk ka bërë asgjë të pa ligjshme.