Këngëtarja shumë e dashur për publikun Greta Koçi ishte një ndër VIP-at e shumtë që morën pjesë në 29 Janar në premierën e “I love Tropoja”.Gjatë eventit, Greta u pyet nga gazetari i emisionit “Lart e poshtë”, Andi Vrapi, nëse do donte që bashkëshorti i saj të ishte tropojan.
“Pse jo, kam konsideratë të veçantë për veriorët”, u përgjigj Greta. “Më mirë tropojan apo tirons?”, e pyeti gazetari ndërsa këngëtarja tha se fillimisht duhet të jetë djalë i mirë.E pyetur nëse do të zgjidhte një partner nga Tropoja me pushtet, i mençur, si Sali Berisha apo një i bukur, seksi, model si Alesio Aliaj, Greta u përgjigj: Si doktori.