Italia shpreh të gjithë mbështetjen dhe inkurajimin për tryezën e Reformës Zgjedhore, e cila është e nevojshme për të rikthyer dialogun politik midis partive. Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci zhvilloi një takim me bashkëkryetarin e komisionit parlamentar ad/hoc për reformën elektorale, Damian Gjiknuri.

“Shkëmbim interesant këndvështrimesh me bashkë-kryetarin e komisionit parlamentar ad/hoc për reformën elektorale, Damian Gjiknuri, në kuadër të negociatave në vijim për arritjen e një marrëveshjeje brenda 15 marsit”, shprehet ambasadori Italian.. Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci shpreh të gjithë mbështetjen dhe inkurajimin e tij për këtë tryezë të rëndësishme diskutimi, të nevojshme për të rikthyer dialogun politik midis partive.