Simon Kjaer edhe pse u prit me konstatime nga tifozët teksa drejtuesit e klubin arritën marrëveshjen me mbrojtësin, danezi ka “folur” në fushën e lojës duke u ambientuar mjaftë mirë dhe fituar vendin e titullarit.

Milani e mori me formulën e huazimit me të drejtë blerëje nga klubi i Sevillas edhe pse lojtari ishte i huazuar tek Atalanta. Sipas “Gazzetta dello Sport”, Kjaer ka treguar se ka qëndrueshmëri dhe ka zhvilluar paraqitje pozitive duke bërë që drejtuesit e Milanit të blejë kartonin e tij që kushton 2.5 milionë Euro.