Njeriu zyrtarisht më i vjetër në botë vdi q në Japoni. Chitetsu Watanabe u largua nga kjo botë në moshën 112 vjeç, raportuan të martën mediat japoneze. Japonezi Chitse Watanabe, i lindur në vitin 1907, kishte marrë certifikatën e Librit të Rekordeve Guinness me titullin si njeriu më i vjetër në botë në shtëpinë e të moshuarve. Sot u raportua se ka ndërruar jetë.
Japonezi, i cili vinte nga prefektura veriore e Niigatas, dikur deklaronte si sekret të jetëgjatësisë së tij pozitivitetin. Njeriu, thoshte ai, nuk duhet të shqetësohet dhe gjithmonë duhet të jetë i buzëqeshur. Deri verën e kaluar, Watanabe kishte bërë ushtrime matematikore çdo ditë. Ai ishte baba i 5 fëmijëve. Kishte 12 nipër e mbesa dhe 16 stërnipër e stërmbesa. Watanabe kishte ndjekur një shkollë bujqësore dhe kishte shërbyer për ushtrinë japoneze në Lu ftën e Dytë Botërore. Deri sa doli në pension, kishte punuar në administratën bujqësore në Niigata. Më 5 mars 2020, Watanabe do të mbushte 113 vjeç.