Aktori i humorit, Irgen Çela ose i njohur si Xhoda si fillim u bë shumë i njohur në spektaklin e humorit ‘Apartamenti 2XL’.
Megjithatë disa vite më vonë ai hoqi dorë dhe vendosi të bëhet pjesë e të dielave të ‘Portokalli’-së .
Dhe së fundmi ai ishte i ftuar në emisionin ‘Glamur’ ku ka rrëfyer jo vetëm për jetën profesionale por edhe për atë private.
Dhe përsa i përket jetës së tij private ai foli për bashkëshorten e tij me të cilën njihej që 9 vite.
Gjatë intervistët moderatorja e ka pyetur nëse ajo shfaq shenja xhelozie për skenat që ndonjëherë i duhet të bëjë për shkak të profesionit, si p.sh puthja me aktoren Arjola Demiri në emisionin “Shiko kush luan”.
Xhoda ka treguar se e shoqja ka besim te ai dhe i ofron të gjithë mbështetjen e saj.
‘Fatmirësisht unë kam mirëbesimin e saj dhe mbështetjen sepse realisht është e sikletshme ndonjëherë. Por që ne që kur jemi njohur në fillimet tona, unë kam qenë student për aktrim dhe kjo është pjesë e punës time. Duhet bërë distancimi ca është puna dhe ca është privatja’ është shprehur aktori.
Po ashtu ai ka treguar se e shoqja i jep gjithmonë porosi “bëj kujdes”.
“Mënyra se si thuhet është pak formë xhelozie ‘me kujdes’. S’është se nuk ka xhelozi, thjesht ka shumë mirëkuptim”, u shpreh ai.